Erdhi me bujë te Mançester, por ka humbur gjurmët. Drejtori i Juventusit përgatit planin për afrimin e mesfushorit të “Djajve të Kuq”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 11:56

Erdhi me bujë te Mançester, por ka humbur gjurmët. Drejtori i Juventusit përgatit planin për afrimin e mesfushorit të “Djajve të Kuq”

Doni Van de Bek do të ishte titullar në çdo skuadër tjetër, por edhe pse u transferua me shumë bujë te Mançester Junajtid, papritur ka humbur gjurmët në formacionin anglez dhe nëse situata nuk ndryshon, rrezikon që të humbë edhe Europianin.
van de bek
Mesfushori holandez, siç thekson media ishullore, ka qenë dhe është ende në shënjestrën e Juventusit, me drejtorin Fabio Paratiçi që po punon në prapaskenë, për një goditje të orëve të fundit të merkatos (mbyllet me 31 janar). “Zonja e Vjetër”, duke parë vështirësitë ekonomike që ekzistojnë në çdo klub prej pandemisë do të provojë një huazim me të drejtë blerje, ndonëse diçka e tillë nuk duket se josh shumë Mançester Junajtid. Këta të fundit ndoshta do të pranonin bisedimet, në rast blerjeje definitive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"