Erdhi me bujë në merkaton e verës, Lioni vendos për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2021 | 15:35

Erdhi me bujë në merkaton e verës, Lioni vendos për të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri është në prag largimi nga Lioni, vetëm 6 muaj pas mbërritjes së tij.

SHAQIRI

Sipas asaj që raporton prestigjiozja “L’Equipe”, skuadra e Lionit e ka nxjerrë në shitje futbollistin me origjinë shqiptare teksa me shumë mundësi mund të largohet në sesionin e merkatos së janarit.

Në verë Shaqiri firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2024 me një pagë prej 4,5 milionë euro në sezon.

Gjatë këtij sezoni 30-vjeçari është aktivizuar në total në Ligue 1 me fanellën e Lionit në 9 ndeshje ku ka mundur të realizojë vetëm një gol dhe të dhurojë dy asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"