Entuziazmi i fitores në Champions shuhet shpejt, Totenhemi nuk kalon dot Suonsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2017 | 20:58

Entuziazmi i fitores në Champions shuhet shpejt, Totenhemi nuk kalon dot Suonsin

Suksesi në Ligën e Kampioneve përballë Borusia Dortmundit kishte bërë të mendohej se Totenhem do të arrinte të kthehej mes pretendentëve kryesorë për fitoren e titullit kampion në Angli, trofe të cilin e ndjek prej shumë vitesh por që i ka ikur gjithmonë nga duart. Sot, skuadra londineze pa t’i ikte nga duart një tjetër mundësi e mirë për t’iu afruar kreut të renditjes, pasi u ndal në shtëpi nga Suonsi.

kejn alli

Ekipi i Poçetinos e kishte shumë të vështirë të çante mbrojtjen e ngjeshur kundërshtare dhe rastet e vetme të rrezikshme që krijoi ishin nga goditjet standarde apo gjuajtjet nga distanca. Kjo u kuptua qartë edhe nga publiku që nuk kurseu disa vërshëllima në fund të takimit që u mbyll 0-0, në ndeshjen e parë në të cilën Totenhem nuk shënonte në fushën e tij që nga janari 2016.

Që atëherë, Totenhem kishte realizuar në 30 takime radhazi në kampionat në fushën e vet, seri që mori fund sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"