Elis Bakaj i sinqertë: Për momentin kanë më shumë rëndësi pikët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 18:27

Elis Bakaj i sinqertë: Për momentin kanë më shumë rëndësi pikët

Elis Bakaj ka debutuar menjëherë me gol në kampionat me fanellën e Kukësit, në një ndeshje të vendosur vetëm nga një penallti. Por futbollisti nuk e sheh si të rëndësishëm faktin se kush shënoi, por se skuadra mori pikë. Në prononcimin për “SuperSport” pas ndeshjes, ai bëri të qartë se për momentin nuk shqetësohej as nga mungesa e lojës dominuese të Kukësit, sepse kryesore ishin pikët.

bakaj

Për ndeshjen e parë të kampionatit

“E dinim që do të kishim përballë një ekip të vështirë, kampionati shqiptar është i vështirë. Por e rëndësishme është që e filluam mbarë kampionatit. E rëndësishme është edhe loja por duke e ditur që rëndësi ka që në fillim të mos lihen pikë rrugës”.

 Për mirëkuptimin në repartin e avancuar

“Është pak e vështirë, se është vetëm ndeshja e dytë bashkë. Nga mesfusha e sipër jemi të gjithë të rinj. Por do kohën e vet. Rëndësi ka që Kukësi fitoi, pak rëndësi kush shënoi. Rëndësi ka që u morën pikët, na mbetet të mbajmë këtë rrugë”.

Për penalltitë që te Kukësi i merr më lehtë

“Nuk e di, po mua nga loja m’u duk penallti, se ndërhyrja e lojtarit nuk kishte lidhje me topin. E rëndësishme që arrita të shënoja gol, që ekipi të fitonte. Penalltitë duhet të jepen, nuk i duhet ngrënë haku askujt”.

Për rivalët e titullit

“Ekipet dihen: Skënderbeu, Partizani, Kukësi, nuk do të harroja as Flamurtarin se ka bërë blerje. Edhe të tjerët po ashtu, e patë se sot një ekip nga Kategoria e Parë na hapi probleme, me lojtarë shumë cilësorë brenda. Besoj do të jetë kampionat i bukur, me shumë rivalitet dhe shpresoj ta fitojë përsëri Kukësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"