Elbasani prek fundin, më keq se kurrë më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2019 | 12:54

Elbasani prek fundin, më keq se kurrë më parë

Të sillesh njësoj si vitet e kaluara është traditë apo hall? Për optimistët mund të konsiderohet traditë, ndërsa për realistët dhe pesimistët është hall, sidomos për rastin e Elbasanit, që në këtë periudhë pushimesh duket sikur është në të njëjtën situatë me vitet e kaluara.

Elbasani

Asnjë datë ende për nisjen e përgatitjeve, asnjë trajner i konfirmuar dhe asnjë lojtar i afruar. Po bëhet traditë tashmë kjo sjellje e verdhebluve para çdo sezoni ose, më saktë, traditë nga halli. Me situatën që po kalon Elbasani, me aksionet në gjyqin që nuk dihet kur do të marrë fund, duket se ekipi i sezonit të ri do të ngrihet për inerci dhe nuk mund të pretendojë asgjë, edhe pse në klub besojnë se do të gjendet një zgjidhje.

Nga sa kuptohet deri tani, gjendja këtë herë është më e nderë se më parë dhe drejtuesit duhet t’i bëjnë mirë llogaritë për sezonin që po afron.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"