“El Clasico” në skenar, ja arsyet pse askush s’duhet ta humbasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2018 | 22:51

“El Clasico” në skenar, ja arsyet pse askush s’duhet ta humbasë

Barcelona siguroi matematikisht titul lin e La Ligës pas fitores ndaj Deportivo La Korunjës ditën e diel, ndërsa Reali i Madridit siguroi një vend në finalen e Ligës së Kampionëve, në Kiev. E megjithëse në “El Clasico”- n e radhës nuk ka asgjë në lojë, e përditshmja spanjolle “Marca” ka stiluar arsyet përse sfida nuk duhet humbur: 10 për tifozët e Barçës e 10 për ata të Realit.

soc_messi_rondaldo_ill_b1_1296x729

10 ARSYET PËR NJË KATALANAS

1.SUPERIORITETI – Sidoqoftë, situata në La Liga apo Champions, nuk ka mënyrë më të mirë për të përcaktuar se cila është skuadra më e mirë e Spanjës: “Klasikja” vendos gjithmonë metrin.

2.I FUNDIT PËR INIESTËN – Ka luajtur 38 në karrierën e tij, ka përjetuar duele të paharrueshëm kundër Realit të Madridit dhe të dielën kërkon të përshëndesë tifozët me fitoren e fundit.

3.POLEMIKA PËR PARADËN – Reali ka vendosur se nuk do u kushtojë kampionëve “paradën” dhe fansat katalanas s’e kanë pritur aspak mirë.

4.”TOPI I ARTË” DHE “PICHICHI” – I pari duket vështir t’i shpëtojë Leo Mesit, por i dyti po “i afrohet” portugezit.

5.PATHYESHMËRIA – Objektivi i madh i Barcelonës është të ruajnë serinë pa humbje: deri tani janë 41 radhazi pa disfatë.

6.CRT7-LM10 – Rivaliteti mes Mesit e Ronaldos është po aq i madh sa Barça-Real. Të dy sfidohen për gjithçka, në çdo ndeshje.

7. RIKTHIMI I NDERIT – Barcelona nuk fiton në një “Klasike” përpara publikut katalanase, që nga sezoni me Luis Enriken (2014-’15): për ta është edhe një çështje nderi

8.SI NË “PLAYSTATION” – Të gjithë kampionët (ose thuajse) zgjedhin Barçën ose Realin dhe ky është rasti i vetëm për t’i parë të gjithë së bashku: si në një “Playstation”, por me lojtarë realë.

9.ËNDRRA – Edhe pse titulli është vendosur, asnjëra nga skuadrat nuk do “firmoste” për humbjen në këtë sfidë. Fitorja, pse jo si protagonist, është ëndrra e çdo lojtari.

10.KLIMA POLITIKE – “El Clasico” i së dielës është i pari pas 1 tetorit dhe aplikimit të Art.155. Në “Camp Nou” ka një atmosferë të tendosur politike, e madje priten edhe propaganda pro pavarësisë.

10 ARSYET PËR NJË MADRILEN

1.JO “TË DYTËT” – “Los Blancos”, pavarësisht se me titullin e humbur, do duan të tregojnë se tabela “gënjen”.

2.”HAKMARRJE” – Barcelona fitoi 3-0 në “Bernabeu” në dhjetor, duke iu prishur Krishtlindjet madrilenëve: rasti perfekt për të kthyer reston.

3.VETËBESIM – Një fitore ndaj rivalëve të përjetshëm mund t’i ripërtërijë Realit besimin në prag të sfidës ndaj Liverpulit.

4.SKUADRA “TOP” – Një tjetër arsye interesante për fansat e Realit është fakti se Zidan do luajë 11-shen më të mirë, pa asnjë rrotacion.

5.RITMI – Finalja e Ligës së Kampionëve do zhvillohet më 26 maj: mungonë ende disa javë dhe Reali s’ka më angazhime të rëndësishme rrugës, ndaj duhet ruajtur forma e përqendrimi.

6.IMAZHI – Një ndeshje e parë nga gjithë bota: Florentino Perez dhe drejtuesit madrilenë e dinë mirë se në lojë është edhe imazhi i “Galaktikëve”.

7.GOLAT E CR7-ës – Pasi dështoi në dy gjysmë- finalet ndaj Bajernit të Mynihut, Kristiano Ronaldo duhet të rikthehet te goli për të rritur vetëbesimin përpara Liverpulit.

8.REKORDI I BARÇËS – Asgjë nuk do ishte më e “ëmbël” për Realin e Madridit sesa shija e një fitoreje, që do i hiqte Barçës “etiketën” si e pamposhtur.

9.TË NDALET MESI! – Këtu, megjithatë, duhet ndërruar strategjia: taktika e markimit individual me Mateo Kovaçiç nuk funksionoi herën e fundit.

10.ÇMIMI “Zamora” – Teksa Reali duhet të ndalë Mesin së shënuari, në krahun tjetër duhet t’i shënojë sa më shumë Mark ter Shtegenit, në mënyrë që gjermani mos fitojë trofeun “Zamora”, si portieri më i mirë.

PËRGATITI: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"