EKSKLUZIVE/ Zbardhet sherri te Tirana, ja si degjeneroi situata në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 23:40

EKSKLUZIVE/ Zbardhet sherri te Tirana, ja si degjeneroi situata në dhomat e zhveshjes

Tirana nuk gjen qetësi edhe kur fiton titullin pas 11 vitesh. Mjaftoi humbja në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, që situata të degjeneronte në dhomat e zhveshjes. “Panorama Sport” raportoi në numrin e sotëm të gazetës së protagonistë të sherrit kanë qenë Majkëll Ngo dhe Idriz Batha. Mirëpo, në lidhje me këtë të fundit ka ndodhur një keqkuptim, pasi në momentin që situata ka precipituar në dhomat e zhveshjes, mesfushori ka qenë në tribunën VIP për të marrë medaljen e finalistit.pjimage
Më pas kur është kthyer në dhomat e zhveshjes, është krijuar ideja se ka qenë protagonist i sherrit me Ngo, por në fakt mesfushori ka ndërhyrë për të zbutur gjakrat.

pjimage (2)
Burime të sigurta i treguan gazetës se sulmuesi anglez është kapur me portierin Ilion Lika dhe kapitenin Erando Karabeci. Fillimisht një debat verbal për humbjen ndaj Teutës, e më pas një zënkë që ka degjeneruar në goditje ndaj njëri-tjetrit. Lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë për të qetesuar situatën, e cila ka habitur jo pak personat që ndodheshin afër dhomave të zhveshjes. Menjëherë kanë shkuar forcat e sigurisë, ndërkohë që më pas presidenti Refik Halili ka bërë një mbledhje urgjente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"