EKSKLUZIVE/ Partizani do VAR-in në Superiore, reagon FSHF: Ka kosto, duhet të ketë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2018 | 23:41

EKSKLUZIVE/ Partizani do VAR-in në Superiore, reagon FSHF: Ka kosto, duhet të ketë…

Shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi, i është përgjigjur dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” kërkesës që klubi i Partizanit do t’i bëjë Komitetit Ekzekutiv në prag të sezonit të ri futbollistik. Nurishmi nuk është kundër përdorimit të sistemi VAR (Video Assistant Referee) në kampionatin shqiptar, por ai jep arsyet se pse për momentin është shumë e vështirë që kjo të aplikohet. Gjithsesi, shefi i garave sqaron se së pari duhet një dakordësi nga klubet për mbulimin e kostove.

lysien nurishmi

Zoti Nurishmi, pas përdorimit në disa kampionate, sistemi VAR po aplikohet për herë të parë edhe në Botëror…

Sistemi VAR është përdorur edhe në kampionatin italian dhe disa të tjerë dhe ka pasur rezultat efektiv në 90 për qind të rasteve, duke eliminuar polemika dhe duke marrë vendime korrekte. Edhe gjatë Kupës së Botës sistemi ka treguar se është efektiv, duke ndihmuar arbitrat për vendimmarrje, edhe pse ka bërë që një ndeshje të zgjasë gati 100 minuta.

Jeni pro apo kundër kësaj teknologjie?

Personalisht jam që ky sistem të përdoret vetëm në rastet ‘off side’ (pozicioni jashtë loje) dhe kartonët e kuq. Në rastet e penalltive të jetë arbitri në fushë që merr vendimin. Kjo do të reduktonte kohën e pritjes në fushë dhe që loja të mos jetë e varur komplet nga teknologjia.

var2

Partizani ka bërë një kërkesë që të shihet mundësia e përdorimit të VAR-it edhe në vendin tonë.

Me sa di unë, ndonjë kërkesë nuk ka mbërritur zyrtarisht.

OK, por në rast të një kërkesë-propozimi të tillë, a mund të realizohet në vendin tonë?

Nga ana teknike, VAR në Shqipëri mund të ketë, por ka një kosto të lartë financiare për shërbimin dhe duhet një mirëkuptim nga vetë klubet për përdorimin dhe mbulimin e kostove. Për momentin vetëm kampionatet me buxhet të madh e kanë këtë shërbim që është ende në fazë testimi. Për vendin tonë mendoj se duhet ende kohë dhe një studim i thellë për të arritur në përdorimin e sistemit VAR.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"