EKSKLUZIVE/ Nga debati te gjykimi, flet ish-trajneri Memushi: Idrizi ka të drejtë, Kushta t’i japë një dorë Flamurtarit (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2023 | 21:46

EKSKLUZIVE/ Nga debati te gjykimi, flet ish-trajneri Memushi: Idrizi ka të drejtë, Kushta t’i japë një dorë Flamurtarit (E PLOTË)

Eqerem Memushi mendon se Flamur tari i ka të gjitha kapacitetet për të luftuar deri në fund me Bylisin dhe Elbasanin për ngjitjen në Superiore. Ishtrajneri kërkon nga skuadra të shënojë sa më shumë, pasi duhen pikët. Gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”, ai prek edhe temën e gjykimit. Sheh një lloj tendence kundër kuqezinjve, aq sa i bën thirrje Armand Dukën që të kthejë sytë nga Vlora. Komenton edhe përplasjen IdriziKushta. I jep të drejtë administratorit dhe fton Sokolin që ta ndihmojë në këtë kauzë si politikan dhe këshilltar bashkiak.

eqerem memushi

Flamurtari u kthye në Peshkopi, por fitoi me vështirësi. Si e shikoni ecurinë e ekipit në prag të mbylljes së fazës së parë?

Problemi është te pikët. Le t’i marrim ato, qoftë edhe me vështirësi. E rëndësishme është që të grumbullojmë sa më shumë dhe afrohemi me kreun. Nuk duhet t’i shkëputemi Bylisit dhe Elbasanit. Mendoj se jemi të favorizuar, pasi kemi dy ndeshje brenda tani që janë në letër 6 pikë të sigurta. Luajmë kundër Tomorit dhe Luzit. Është shansi që të afrohemi, derisa Elbasani me Bylisin përplasen me njëritjetrin të dielën. Ne duhet të përfitojmë nga një gabim i këtyre dy skuadrave. Gjithmonë duke qenë ne korrektë me veten tonë, për të marrë pikët e plota.

Duke parë vështirësinë e garës dhe shkëputjen e rivalëve, sa janë kapacitet e kësaj skuadre për t’u ngjitur në elitë?

Kategoria e Parë është shumë e vështirë dhe luhet një tjetër futboll nga Superiorja. Janë fusha të vështira, por edhe të largëta në anën gjeografike. Duhet që të jesh shumë i përqendruar dhe mos bësh gabime, sidomos në prapavijë. Duhet të jetosh me lojën, ta godasësh kundërshtarin në atë moment që nuk e pret. Në këto kategori luhet goli.

Ju e shihni si problem golin?

Skuadra po shënoi e para gjithmonë e ka treguar veten që di ta menaxhojë rezultatin dhe ta mbajë fitoren. Mendoj se do të jetë luftë e fortë dhe do ta vendosin ndeshjet direkt. Fat i keq që ndeshjet e fazës tjetër i luajmë jashtë dhe me Ballshin dhe me Elbasanin, por nuk është ndonjë çudi. Skuadrat janë të barabarta. Ato kanë pikët më shumë nga ne, por si kontingjent ne e kemi shumë cilësor.

Cilat skuadra do të luftojnë deri në fund?

Unë mendoj se këto tri skuadra do ta çojnë garën deri në fund. Flamurtari, Elbasani dhe Bylisi do të luftojnë me njëra-tjetrën. Ndërsa skuadrat e tjera janë pozicionuar në ato vende që u takon. Janë skuadra që kanë ato kualitet lojtarësh dhe janë në ato vende.

Klubi ka marrë masën e pezullimit ndaj dy lojtarëve, keni një koment?

Ato janë punët e tyre të brendshme. Unë nuk mund të analizoj situatën. E dinë drejtuesit se përse u kanë dhënë atë vërejtje apo pezullim dhe se ku kanë gabuar ata çunat. Në fund fare, pastaj, kur vjen një pezullim diçka është. Për mua të drejtë ka presidenca dhe klubi.

Besojmë se i keni ndjekur debatet e fundit mes Idrizit dhe Kushtën, për luftën ndaj informalitetit. Keni një koment?

I kam lexuar këto në gazetë. Shiko, se po na del jo Vlora e viteve 90-të, jo kjo… Çdo njeri e ka pasur derën të hapur vetë. Janë shumë njerëz që i kanë dhënë qytetit të Vlorës në emër të Flamurtarit. Pak a shumë janë respektuar në vendet e tyre, janë afruar aty dhe kanë punuar që të gjithë. Po marrim që nga profesor Mexhit Haxhiu, Edmond Liçaj e Vasil Ruci. Aktualisht në klub janë të afruar Rrapo Taho dhe Alfred Ferko.

Por edhe Sokol Kushta ka qenë pjesë e klubit në kohën e presidentit Shpëtim Gjika. Po me të drejtë, ai mund t’i japë një dorë Flamurtarit duke qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues i politikës nga ana e sportit, i ka të gjitha mundësitë që të bashkëpunojë me Sinan Idizin. Unë u uroj që ta vazhdojnë atë miqësinë siç e kanë pasur, pasi nuk është mirë për të dyja palët.

Ju do t’i bashkoheshit Idizit në kauzën kundër informalitetit?

Pa diskutim që po. Është një e drejtë e tij. Jam plotësisht dakord. Jo vetëm me Idrizin, por jam gati t’u bashkohem të gjithë drejtuesve të klubeve që duan të bëjnë këtë formë që kërkon Sinani.

Kjo përplasje mes Idrizit dhe Kushtës nisi prej gjykimit në fakt…

Mjafton t’i marrim gjërat shtuar… Analizojmë për shembull ndeshjen e kampionatit të shkuar me Dinamon. Ndikoi në rezultat gjyqtari. Ai dha një 11-metërsh të paqenë, pasi duhej ndëshkuar lojtari i Dinamos me karton të verdhë për ndërhyrjen. Pa diskutim që e ka bërë me dashje.

Unë i bëj thirrje edhe presidentit Armand Duka edhe si krahinor, pasi Vlora është një qytet i madh. Me Vlorën nuk krenohen vetëm vlonjatët, por janë krenar gjithë Shqipëria dhe diaspora. Ishte një skuadër që i dha tonin në ato vite futbollit shqiptar. I takon pak edhe Dukës që të hedh një sy nga Vlora, pasi ky qytet plotëson shumë boshllëqe në FSHF dhe në futbollin shqiptar.

Edhe ish-presidenti Shpëtim Gjika tha se gjykimi do të jetë tendencioz, sidomos në transferta…

E keni hasur këtë gjë? Ai e shikon me të drejtë dhe unë pajtohem me zotin Gjika. Po t’i shikosh gjykimet janë tendencioze ndaj Flamurtarit dhe ndaj unë i bëj thirrje zoti Duka që për çdo gjë që ka bërë mirë për futbollin deri sot, të hedh sytë edhe nga qyteti i Vlorës, pasi i takon, se e kemi edhe krahinorin tonë.

LEXONI EDHE: EKSKLUZIVE/ “Nuk na duan në Superiore”, Idrizi fajëson lojtarët dhe FSHF-në: Kushta pse nuk reagon si me…

Kushta replikon me Idrizin: Ekipi nuk është vetëm pagesa, Sinani vetë kroson dhe vetë do që të bëjë golin…

EKSKLUZIVE/ “Kushta yll, por si menaxher s’ka bërë gjë”, Idrizi: Si në parashkollor, mos e kanë… hakeruar (E PLOTË)

“S’kam koment për debatin Kushta-Idrizi, por na riktheni stemën”, Gjika: Flamurtari të bëhet cinik, se gjykimin e ka… kundër

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"