PREMIER LIGA/ Haland monstruoz me 4 gola, Siti nuk i ndahet Arsenalit në luftën për titull (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 20:50

PREMIER LIGA/ Haland monstruoz me 4 gola, Siti nuk i ndahet Arsenalit në luftën për titull (VIDEO)

Mançester Siti ka shpartalluar me shifrat 5-1 skuadrën e Uolverhemton, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Premier Ligës.

bandicam 2024-05-04 20-44-03-970

Një fitore tepër e rëndësishme për “qytetarët”, që vazhdojnë të kenë vetëm rezultate pozitive, në luftën për titullin kampion, që do edhe pak që të mbarojë. Ylli i takimit ishte pikërisht Erling Haland, me 4 gola të shënuar, duke mos e vënë në asnjë moment në pikëpyetje fitoren e të tijve. Golin e pestë do e shënonte Alvarez, ndërsa për “dhelprat” do të realizonte vetëm He-Çan në të 53-tën.

Me këtë rezultat, Siti shkon në kuotën e 82 pikëve, 1 më pak se kryesuesit e Arsenal por me nje ndeshje për t’u rikuperuar.

MANÇESTER SITI-UOLVERHEMTON 5-1

GOLI I HALAND 1-0 (VIDEO)

GOLI I HALAND 2-0 (VIDEO)

GOLI I HALAND 3-0 (VIDEO)

GOLI I HE-ÇAN 3-1 (VIDEO)

GOLI I HALAND 4-1 (VIDEO)

GOLI I ALVAREZ 5-1 (VIDEO)

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"