VIDEO/ Laçi e ka të lehtë në Kurbin dhe mund minimalisht Tiranën, bardheblutë rrezikojnë rënien

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 23:44

VIDEO/ Laçi e ka të lehtë në Kurbin dhe mund minimalisht Tiranën, bardheblutë rrezikojnë rënien

Laçi fitoi me shifrat minimale 1-0 përballë Tiranës brenda në Kurbin, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Abissnet Superiore.

bandicam 2024-05-04 16-00-23-390

Takim që nuk pati shumë raste nga ana e secilës skuadër, por që mund të themi që vendasit ishin më kërkues dhe këtë gjë e tregoi shumë mirë edhe goli i realizuar nga Peposhi në minutën e 62-të të sfidës. Bardhezinjtë kishin një mundësi shumë të mirë me Sobouejllin për të dyfishuar rezultatin por që u ndal nga traversa. Një Tiranë tepër e dobët që nuk pati një rast konkret shënimi dhe tashmë ja vështirson pozitat vetes.

Me këtë fitore, Laçi mbetet në vendin e tetë me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana në të gjashtin me 46 pikë dhe tani bardheblutë më shumë duhet të shqetësohen që të mos bien nga kategoria se sa të kapin “Final 4”.

LAÇI-TIRANA 1-0

58′ Prodani

NGJARJET KRYESORE

90+2′ Mbyllet takimi në Kurbin, fitojnë vendasit 1-0.

90+1′ Karton i kuq për Bytyçin/

90′ Gjyqtari akoprdon 2  minuta shtesë.

84′ Tjetër kërcënim në portën mike nga ana e Laçit, Tresa provon goditjen nga ana e djathtë e zonës por shkon jashtë.

82′ Zëvendësime në të dyja pankinat, del Hoxhallari dhe i lë vendin Nikqit ndërsa te vendasit del Sobouejll në vend të Bajramajt.

75′ Tirana lëshon rrezikun e parë në portën vendase, gjuajtja e Patrik me kokë kalon ngjitur me shtyllën e majtë. (VIDEO)

72′ Kurbinasit mundohen të qarkullojnë topin sa më shumë që të mund të mbrojnë rezultatin.

71′ Tjetër zëvendësim te vendasit, del Kryeziu dhe vendin ia zë Ujka.

66′ Janë përsëri vendasit që i afrohen golit, Soboualen e ndal vetëm traversa. (VIDEO) 

65′ Del nga fusha e lojës Jaku dhe i lë vendin Tolas te bardheblutë.

64′ Kryeqytetasit provojnë maksimumin për t’u treguar të rrezikshëm, tani është Patrik që tenton goditjen nga distanca por kontrrollohet nga Dajsinani. (VIDEO)

60′ Bardheblutë tentojnë të kundërpërgjigjen por nuk kanë forcën e duhur për të rrezikuar portën e Dajsinanit.

58′ GOOOOOOOOL LAÇI! Prodani përfiton nga rrëmuja në zonë dhe lëshon një të majtë të pakapshme për kozin duke kaluar vendasit në avantazh. (VIDEO)  

55′ Goditje këndi në favor të vendasve, topi largohet nga mbrojtja mike dhe tentohet kundërsulmi por që mbyllet që në mesfushë.

53′ Tirana tregohet e rrezikshme në këto minuta të para të pjesës së parë. Krosime të shumta në zonë por që largohen nga mbrojtja kurbinase.

51′ Zëvendësim në radhët e vendasve, del nga fusha Menallari dhe i lë vendin Myrtas.

46′ Ndryshim në radhët e Tiranës, del nga fusha e lojës Najdovski në vendin e Metës.

46′ Starton pjesa e dytë në Kurbin.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

43′ Jaku ndëshkohet me karton të verdhë.

42′ Miqtë tentojnë të krijojnë aksione të rrezikshme por deri më tani akoma nuk kan tentuar portën.

37′ Melo tenton goditjen nga distanca, por bllokohet nga lojtarët bardheblu. (VIDEO)

34′ Krosimi në zonë nga kurbinasit nga goditja standarte detyrojnë portierin Kozi që të bëjë një dalje të rrezikshme për të kontrroluar topin. (VIDEO)

29′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Prodani për një faull të shkaktuar në dëm të Deliut.

27′ Tani kemi një faull të kryeziut në dëm të Lulajt.

26′ Jepet një top i gjatë në kërkim të Sobouejll por Kozi del dhe kontrrollon sferën.

25′ Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Melos.

23′ Goditje këndi për kurbinasit, topi krosohet në zonë por largohet nga mbrojtja mike.

14′ Tani janë bardheblutë të cilet tentojnë t’i përgjigjen kundërshtarit, një goditje këndi e ekzekutuar jo në mënyrën e duhur përfundon duke u larguar nga mbrojtja vendase.

12′ Gjuajtja e parë në portë vjen nga vendasit. Tresa godet një “predhë” nga krahu i djathtë i zonës por portieri Kozi bën një superpritje. (VIDEO)

10′ Kurbinasit pretendojnë për penallti, gjyqtari Xhaja vazhdon lojën. (VIDEO)

9′ Tashmë është Tirana që qarkullon topin në kërkim të hapësirave që mund të krijojnë aksionet e golit.

6′ Jaku shkakton faull në dëm të Kryeziut.

5′ Minutat e para të qeta në Kurbin, të dyja skuadrat qarkullojnë mirë topin.

1’ Nis dueli në stadiumin e Laçit.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Da Silva, Prodani, Qato, Manellari, Tresa, Kryeziu, Melo, Sobouejll.
Trajner: Armando Cungu

TIRANA: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Deliu, Najdovski, Jaku, Përgjoni, Abazaj, Patrik.
Trajner: Erbim Fagu

WhatsApp Image 2024-05-04 at 3.39.50 PM

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"