VIDEO/ Lacio ndalet në një barazim nga Monza, Tudor eksperimenton me Hysajn (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 22:03

VIDEO/ Lacio ndalet në një barazim nga Monza, Tudor eksperimenton me Hysajn (VIDEO)

Lacio nuk ka shkuar më tepër se një barazim 2-2 kundër Monzës, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A italiane.

GMv-9KWXYAA9tHd

Tudor eksperimentoi pak për sa i përket formacionit, duke vendosur mbrojtësin e Kombëtares tonë Elseid Hysaj në pozicionin e qendërmbrojtësit. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 11-të nga Çiro Imobile. Rezultati do të mbetej i tillë deri në minutën e 75-të, kur Djuriç barazoi për vendasit. Zëvendësimi i artë rezultoi Vesiono për Tudorin, që arriti të shënojë të dytin për të kaltrit, por që do të ishte përsëri Djuriç, ai që do të mbyllte ndeshjen në baraspeshë, në minutën e fundit të kohës shtesë.

Me këtë rezultat, Lacio pozicionohet në vendin e shtatë në renditje me 56 pikë, që të çon në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, ndërsa Monza ndodhet në mesin e tabelës, saktësisht në vendin e 11-të me 45 pikë të grumbulluara.

MONZA-LACIO 2-2

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"