KATEGORIA E PARË/ 7 gola në 5 ndeshje, Flamurtari dërgon në të Dytën Luzin! Ja të gjitha rezultatet
U luajtën prej orës 16:00, pesë duelet e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë së Parë, ku u shënuan në total 7 gola.
Spikasin fitoret e Besës në transfertë ndaj Apolonisë si dhe suksesi 1-0 i Flamurtarit në shtëpi ndaj Luzit 2008, me këta të fundit që tashmë janë zyrtarisht në Kategorinë e Dyë, duke shoqëruar kështu Tomorin. Fitore e artë edhe për Burrelin në transfertë ndaj Korabit me rezultatin 2-3.
Dy duelet mes Vorë dhe Bylisit si dhe Lushnja-Kastrioti nuk prodhuan gola.
REZULTATET:
VORA-BYLIS 0-0
FLAMURTARI-LUZI 2008 1-0
La Torre 43′
APOLONIA-BESA 0-1
Balla 45′
LUSHNJA-KASTRIOTI 0-0
KORABI-BURRELI 2-3
Tërshalla 44′ (p), Fida 52′ / Pedro Marinho 2′ , Ferruku 57′ , Hoti 69′
ELBASANI-TOMORI 19:00
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"