Titulli i 36-të i Realit/ Modriç dhe Naço futen në librat e historisë së klubit madrilen, kroati thyhen edhe një tjetër rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 22:14

Titulli i 36-të i Realit/ Modriç dhe Naço futen në librat e historisë së klubit madrilen, kroati thyhen edhe një tjetër rekord

Real i Madridit arriti të siguronte titullin e 36-të të La Liga, katër xhiro para përfundimit të kampionatit. 

page-16-780x439

Për Luka Modriçin, i cili bëri paraqitje të shkëlqyer në fitoren e sotme të Real Madridit ndaj Kadizit me rezultat 3-0. Ky është titulli i katërt i kampionatit spanjoll për kroatin. Ai ka fituar titujt në sezonet 2016/17, 2019/20 dhe 2021/22. 

Modriç sot u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit që fiton La Liga, ku parakaloi legjendarin Ferenc Pushkash. 

Kroati e arriti atë në moshën 38 vjeç e 238 ditë, ndërsa Pushkash mbante rekordin me 38 vjet e 233 ditë. 

Me fitimin e kampionatit, kapiteni i kombëtares kroate sot hyri edhe një herë në librat e historisë së klubit mbretëror. 

Modric së bashku me Naçon fituan trofeun e 25-të si lojtarë të Real Madridit, duke u bërë lojtarët me më së shumti trofe në historinë e klubit.  Së bashku me Modriç dhe Naçon këtë rekord e mbajnë edhe Marçelo dhe Karim Benzema, që më nuk janë në klub.   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"