Java e fundit e Kategorisë së Parë/ Renditja dhe axhenda e plotë, ja përse luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 22:40

Java e fundit e Kategorisë së Parë/ Renditja dhe axhenda e plotë, ja përse luhet

Kategoria e Parë do të ulë siparin e sezonit këtë mesjavë, teksa janë planifikuar të zhvillohen duelet e javës. Mel Ebasanin kampion me Bylisin në vend të dytë, të dy këto skuadra do të militojnë sezonin e ardhshëm në Superiore, ndërkohë që Luzi i Vogël dhe Tomori kanë prerë biletën drejt Kategorisë së Dytë.

kategoria-e-pare-1

Edhe skuadrat e “Play-Off”-it janë plotësuar, me Flamurtarin, Vorën, Apoloninë dhe Korabin që do të tentojnë mrekullinë drejt elitës së futbollit shqiptar, ndërkohë që dilemat e vetme janë dy skuadrat që do të shkojnë në “Play Out”. Momentalisht një javë para fu ndit, Lushnja dhe Besa konsiderohen në “Play-Out”, teksa rezultatet e javës së fundit pritet të japin verdiktet përfundimtare.  

“Kapakun” e këtij sezoni e vendos sfida mes Bylisit dhe Elbasanit, e cila do të jetë një ndeshje prestigji, dhe me shumë gjasa do të zhvendoset në “Elbasan Arena” për t’u luajtur.  

E MËRKURË, 8 MAJ 

KASTRIOTI-KORABI ORA 16:00 

TOMORI-LUSHNJA ORA 16:00 

BESA-FLAMURTARI ORA 16:00 

BURRELI-APOLONIA ORA 16:00 

LUZI I VOGËL 2008 – VORA ORA 16:00 

E ENJTE, 9 MAJ 

BYLIS-ELBASANI ORA 16:00 

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"