VIDEO/ Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, shënon hat-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2024 | 22:01

VIDEO/ Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, shënon hat-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Serinë e golave Ronaldo e hapi në minutën e pestë, duke shënuar për rezultatin 1-0. Ai nuk u ndal më kaq, dhe gjeti golin e dytë vetëm disa minuta më vonë më saktësisht në minutën e 12-të për rezultatin 2-0. 

cristiano-ronaldo-780x439

Para se Ronaldo të kompletonte hat-trikun e tij në këtë takim, Al Nassr gjeti golin edhe në dy raste të tjera përmes Otavios (18’) dhe Sadio Manes (45’). 

Goli i tretë Ronaldo e shënoi në minutën e 52-të të takimit pas asistimit të Sadio Manes duke kompletuar kështu het-trikun.  39-vjeçari tani numëron 32 gola të shënuar këtë sezon në Ligën Saudite, teksa ka kontribuar edhe me 10 asistime. 

Ky ishte het-triku i 66-të në karrierë për portugezin, ndërsa ishte goli i 60-të për të me fanellën e ekipit arab që prej se u bë pjesë e tyre në afatin kalimtar të janarit të vitit të kaluar nga Mançester Junajtid.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"