EKSKLUZIVE/ “Na penalizoi arbitri nga Lapraka”, Pelinxhi: U shpikën normat, Partizanit iu mohua me qëllim titulli (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2020 | 22:30

EKSKLUZIVE/ “Na penalizoi arbitri nga Lapraka”, Pelinxhi: U shpikën normat, Partizanit iu mohua me qëllim titulli (E PLOTË)

Marko Pelinxhi ishte një nga fu tbollistët e Partizanit që e pësoi nga normat në sezonin 1988-1989. Ish-mbrojtësi, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, është në sinkron me atë që deklaroi ish-portieri Perlat Musta, që normat u sajuan për të dëmtuar Partizanin që të mos dilte kampion. 


Marko Pelinxhi

Në dallim nga ish-portieri Musta, Pelinxhi tregon edhe emrin e arbitrit të atletikës që i ndëshkoi, i cili ishte edhe komshi i tij. Ish-mbrojtësi tregon se u “dogj” në norma për të qindtat e sekondës, ndërsa klubet e tjera s’patën probleme.

Sipas tij, Partizani kishte superekip atë sezon dhe nëse kampionati do të kishte ecur pa ndërhyrje, të kuqtë do të fitonin titullin 5 javë para mbylljes, por suksesi i shkoi Tiranës. Ashtu si edhe Musta, edhe Pelinxhi sqaron privilegjet dhe persekutimet e dy rivalëve historikë të kryeqytetit.

Pelinxhi, jeni një nga të  ndëshkuarit në radhët e Partizanit në sezonin 1988-1989 për shkak të normave. E mbani mend si ngjarje?
Me aq sa mbaj tani, ajo ngjarje ka qenë e programuar të ndodhte ashtu. Më kujtohet personazhi protagonist i atyre testimeve të famshme që nga ndëshkoi. Arbitri i atletikës që na ndëshkoi atë kohë quhej Lul Cara dhe ishte punonjës i PTT-së (Postë-Telegraf-Telefon). Por më e bukura, ai ishte dhe komshi imi në Laprakë, pasi e kishte shtëpinë rreth 50 metra larg meje. Ndaj, duke parë këtë situatë dhe atë që ka treguar Perlat Musta del qartë se dënimet ishin të komanduara.

Pse ishin të komanduara?
Po ishte e vetmja mënyrë për ta ndalur Partizanin. Në fazat e para ne ishim të distancuar nga dy ndjekësit e tjerë të kryeqytetit. Kështu që, iu nënshtruam normave dhe, me sa mbaj mend, herën e parë tek ekipi ynë ngelën rreth 15 vetë, gjysma e grupit. Te kjo pjesë isha edhe unë, ndonëse isha në formën më të mirë. Pas dy javësh duhet t’i jepnim sërish provat. Mbaj mend që të gjithë si ekip luajtëm edhe në Fier dhe pastaj dhamë sërish normat ku nuk kaluam.

Në çfarë disipline ngelët?

Bëhej fjalë për të qindtat e sekondës. Mbaj mend se në të dyja rastet kur kemi thënë provat si ekip kanë qenë mbi 3 mijë tifozë në stadiumin “Dinamo” që kishin ardhur për të na parë ne. Në testet e fundit numri u ul në katër lojtarë, mos gaboj, por dukej qartë se ishte e sajuar për të na ndëshkuar, pasi te klubet e tjera normat nuk ishin aq strikte. Mbaj mend se te gara 3200 metra unë çalova pak në 20 metrat e fundit. Rregullorja strikte u zbatua vetëm te Partizani.

Ku bazoheni se ishte strikte vetëm te ju?
Vetë numri i pezullimeve të lojtarëve ishte i tillë. Mbaj mend që e dhashë dy herë garën 4 nga 30 metra, që duhet ta bëje në total për 61-62 sekonda. Bëje fillimisht 30 metra, pastaj pushoje një minutë dhe kështu vijohej. Ky ishte ushtrimi më i vështirë dhe e dhashë dy herë dhe për të qindta sekondash na ndëshkuan.
perlat musta
Edhe Perlat Musta pohoi 
se pikërisht në këtë garë kishte ngelur…
Nuk është se ishim dramëqë të na ngelnin, madje në atë sezon vrapoja 90 minuta në fushë pa problem. Këto ishin teste që më shumë u hynin në punë stafeve teknike për analizën e punës së tyre sesa norma për ecurinë e një futbollisti në fushë.

Musta nuk pranoi ta tregonte emrin e arbitrit të atletikës, pasi i kishte dalë njeri i veti më vonë, por që ju na e treguat se kush ishte. Madje, ky personi i kishte pohuar më vonë Perlatit se kishte ardhur tek ato testime me qëllim për ta ngelur. Po ju keni pasur komunikim me këtë person, që çuditërisht paska goditur të njohurit? Çudia është se për herë të parë na sollën arbitër atletike në testime futbollistësh. Lul Cara ishte arbitër atletike, shikohej si njeri strikt. Ndonëse ishte komshi imi, nuk lëshoi fare, madje ai ka shpëtuar mirë nga lapraksit, ku edhe banonim, pasi ishin shumë të nxehur me vendimin e tij për të ngelur katër titullarë të Partizanit. Unë u dogja për të qindtat e sekondës dhe nuk më lanë ta përsërisja më dhe për këtë arsye na u mbush mendja se personi kishte ardhur “kastile” për të frenuar Partizanin, që ishte në kulmin e tij si ekip. Te ne katër lojtarë, ndërsa te klubet e tjera, që ishin prapa dhe nesh dhe më dobët me rezultatet, nuk patën probleme me normat.

Pra, testimet ishin e vetmja rrugë për ta ndalur Partizanin që ta fitonte titullin atë sezon?                                         Deri në atë moment ishim superiorë dhe me sa mbaj mend vetëm një humbje e një barazim kishim. Ekipin e kishim shumë të mirë atë vit dhe titulli duhej të ishte i Partizanit. Por doli një specialist atletike që na pengoi për të dalë kampion. U vërtetua në fund që shpikja e atyre normave ishte vetëm për të mos lënë Partizanin të fitonte titullin. Pas atyre normave ekipi u shkatërrua, por me bindje të plotë them se nëse nuk do të kishte ndodhur ajo ngjare, me atë ritëm që kishim, kampion dilnim pesë javë para mbylljes së kampionatit.

Titullin e mori Tirana. Kjo tregon se Partizani nuk ka qenë gjithmonë i privilegjuar në atë sistem dhe e kundërta me bardheblutë…                                                                                                                                                             Çfarë privilegji? Ne atë sezon na e “futën” ashiqare. Ishte një sezon ku lojtarët e Partizanit gëzonin formën më të mirë si fizike dhe psikologjike, ndonëse në përgjithësi si ekip gjithmonë kemi qenë mirë. E gjithë situata ishte sajesë për të na ndalur, pasi në fushë nuk po arrinin. Në fund gjithçka shkoi në favor të të ashtuquajturve të persekutuar. Akoma nuk arrij ta kuptoj se ku ishte Tirana e persekutuar atëherë? Në atë kohë nuk ishte menduar apo perceptuar një gjë e tillë, pasi ajo dukej qartë edhe në ndeshje. Mund të ketë pasur edhe raste për ndonjë vendim sporadik arbitrash, pasi ne ndaj tyre triumfonim me lojë. Pastaj për ngjarjet e tjera që pretendojnë ata, nuk vë dorën në zjarr, por nuk ka pasur persekutim, se po të ishte ashtu nuk të linte njeri të dilje kampion në atë sistem.

Musta në intervistën që dha për “Panorama Sport” për këtë ngjarje, pohoi se në verë nuk patët probleme dhe i kaluat normat me thjeshtësi. Ju si i kaluat provat e verës?                                                                                                           Në gusht klima ishte e butë, pasi qëllimi u arrit që ne të mos dilnim kampion. Në verë të gjithë i kaluam normat në herë të parë dhe pa asnjë siklet. Megjithatë, nuk isha i sigurt dhe mbaj mend që në garën e 3200 metrave ia futa sprint në 150 metrat e fundit vetëm që të mos përsëritej e shkuara. Madje, juria u habit se nga doli ky me këtë vrapim

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"