Ekskluzive/ I ofruan 75 mijë euro në vit, ja si Gledi Mici refuzoi klubin grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2018 | 23:26

Ekskluzive/ I ofruan 75 mijë euro në vit, ja si Gledi Mici refuzoi klubin grek

Ke kohë deri të hënën për të na kthyer një përgjigje, nëse dëshiron apo jo. Jemi në gjendje të të japim 75 mijë euro në vit. Kjo është kontrata, shikoje me kujdes dhe na thuaj”. Java e kaluar ka qenë surprizuese për mbrojtësin e majtë të Skënderbeut, Gledi Micin.

mici skenderbeu

Nuk kishte kaluar shumë kohë kur kishte marrë një ofertë joshëse e ardhur nga Izraeli dhe befas për fierakun doli në skenë klubi grek, Panionios. “Panorama Sport” zbulon se presidenti Kristos Daras ishte fiksuar me Micin, pasi më parë e kishte ndjekur në disa ndeshje të kampionatit dhe gjithashtu me Skënderbeun në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

“E dua patjetër atë lojtar, sa më shpejt. E pres deri të hënën”, mësohet se i ka thënë presidenti i Panioniosit menaxherit që bëri ndërmjetësimin me lojtarin. Menjëherë, Mici u takua në kryeqytet me përfaqësuesit zyrtarë të klubit grek dhe pasi dëgjoi projektin, palët vendosën që deri të hënën (11 korrik) të vinte një përgjigje përfundimtare nga lojtari, nëse do të firmosej ose jo kontrata.

Mici

Mirëpo, kjo përgjigje nuk erdhi kurrë dhe grekët mbetën shumë të zhgënjyer për refuzimin në heshtje të shqiptarit. Mici dogji në këtë mënyrë një ofertë shumë të mirë, disa herë më të lartë nga paga që përfiton te Skënderbeu. Me sa duket, ambiciet e mbrojtësit të majtë janë për një kampionat më të fortë se Greqia. Kontrata e tij me korçarët ka skaduar dhe lojtari e ka vetë në dorë të ardhmen.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"