EKSKLUZIVE/ Heroi i çerekfinales, Tafas: Me Partizanin treguam sesa vlejmë, ja sekreti i pritjeve (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 18:42

EKSKLUZIVE/ Heroi i çerekfinales, Tafas: Me Partizanin treguam sesa vlejmë, ja sekreti i pritjeve (E PLOTË)

Kukësi kishte disa heronj dje ndaj Partizanit, por ai që rezultoi më vendimtari ishte Angelo Tafas. E kyçi portën për 120 minuta me pritje fantastike dhe në fund ndali penalltinë e Atanaskoskit dhe shënoi plot klas të tijën. Në një prononcim për ekskluziv për “Panorama Sport”, gardiani tregon se kjo fitore vlen për të dëshmuar forcën dhe atë çfarë mund të bëjë Kukësi. Ai beson te mbijetesa.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Angelo, sa i rëndësishëm ishte ky kualifikim nga ana emocione, por edhe për objektivat e Kukësit?

Nga ana psikologjike ishte shumë e rëndësishme kjo fitore. Donim të tregonim se kemi mundësi për të arritur gjëra. Sa i përket objektivave të klubit, synimi kryesor është mbijetesa në Kategorinë Superiore. Sa i përket Kupës, është diçka ekstra, ndoshta më shumë për anën tonë individuale, për të treguar aftësitë tona.

Sa besim ndjenit në fund? Përveç faktit që do të ishit në portë, morët përsipër edhe të gjuanit nga 11 metrat…

Mora përgjegjësinë që të kem shiritin e kapitenit. Kjo është një “barrë” shumë e madhe, sidomos këtu. Duhet të theksohet se desha t’i tregoja të gjithë djemve se jemi të gjithë bashkë dhe u thashë që të mos e ulim kokën, sepse kisha besim se do t’ia dilnim. Kur dolëm te penalltitë, isha i sigurt se do t’ia dilnim.

E kërkuat vetë të gjuanit penallti apo jua kërkoi Devolli?

Jo, dihet në skuadër se unë i gjuaj vetë penalltitë. E kam kërkuar edhe vetë, por edhe trajnerët donin, sepse në stërvitje kam gjuajtur shumë penallti dhe shumë rrallë kam humbur.

E kishit studiuar Partizanin gjatë këtyre ditëve për mënyrën sesi i gjuan penalltitë?

Jo, jo, fare. Nuk e kisha studiuar.

U duk sikur hidheshit në momentin e fundit te 11-metërshat. Cila është taktika që arrini të gjeni krahun?

E kam si taktikë, që e pres lojtarin deri në momentin e fundit. E kam ekskluzivitet timin këtë aftësi, ia dal ta bëj mirë dhe prandaj.

Sa besoni se Kukësi mund të mbijetojë në Kategorinë Superiore?

Derisa të na lejojë matematika, kam shumë besim.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"