EKSKLUZIVE/ Frikë nga incidentet, ja ku spostohet ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 22:13

EKSKLUZIVE/ Frikë nga incidentet, ja ku spostohet ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës

Ndeshja mes Erzenit dhe Tiranës, e cila ishte planifikuar të luhej të premten ora 15:00, në stadiumin “Arena e Demave” është spostuar në Elbasan. Takimi do të luhet në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë në “Elbasan Arena”.

tirana erzeni

Një lëvizje e takimit për disa kilometra ka ndodhur për një arsye të caktuar. Klubi i Partizanit, i cili është pronari i stadiumit ka njoftuar federatën dhe klubin Erzeni se para gjatë dhe pas ndeshjes, mund të kishte trazira në stadium mes dy tifozërive. Jo vetëm mes tifozëve të Erzenit dhe Tiranës, por edhe mes atyre të Partizanit dhe bardhebluve. Ndeshja do të ishte një preteks për sherr mes dy tifozërive. Duke parë që situata mund të dilte jashtë kontrollit, Partizani ka sugjeruar që ndeshja të luhej diku tjetër.

FSHF dhe klubet kanë diskutuar për çështjen dhe në fund kanë vendosur që ndeshja të spostohet në Elbasan. Edhe policia ka qenë dakord pasi në Tufinë do të kishte shumë probleme me menaxhimin e situatës. Një shkak tjetër i zhvendosjes së takimit është fakti se klubi i Partizanit nuk ka dashur gjithashtu që stadiumi të shkatërrohej dhe në këto kushte takimi është spostuar në Elbasan. Në këto kushte, sfida do të luhet tëpremten në orën 15:00.

Kujtojmë që Tirana, prej hapjessë stadiumit “Arena e Demave” nuk ka luajtur asnjëherë në stadiumin e kuq. Edhe kur nuk kishte stadium, ajo është detyruar të spostohet në Elbasan apofushë tjetër. Erzeni dhe Tirana luajnë një takim deciziv, pasi secila prej tyre kërkon me ngulm fitoren.Erzeni për të shpresuar qëndrimin në Superiore dheTirana për të kapur “Final 4”. Kujtojmë që Erzeni nukështë mundur asnjëherë nga Tirana këtë kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"