EKSKLUZIVE/ Bruno Dita te Shkëndija? Reagon mesfushori i Skënderbeut: E vërteta është që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 22:39

EKSKLUZIVE/ Bruno Dita te Shkëndija? Reagon mesfushori i Skënderbeut: E vërteta është që…

Në Maqedoni e bëjnë fakt të kryer firmosjen e kontratës së Bruno Ditës me Shkëndijën e Tetovës. Mirëpo, mesfushori i Skënderbeut, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit këtë sezon në disa ndeshje, në një bisedë ekskluzive për “Panorama Sport”, ka mohur të ketë mbyllur marrëveshjen me skuadrën tetovare.
bruno dita

“Mund të pranoj që jam në bisedime me klubin e Shkëndijës, por nuk kam firmosur një kontratë. Veç Shkëndijës jam në bisedime edhe me ekipe të tjera. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare. Do të vendos përfundimisht pas mbylljes së këtij kampionati me Skënderbeun. Jam totalisht i fokusuar te ekipi im, më pas të shohim”, sqaroi Dita për “Panoramasport.al”.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"