EKSKLUZIVE/ Akord për Kategorinë e Parë, ja stadiumi ku do të luajë Dinamo në sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2022 | 22:33

EKSKLUZIVE/ Akord për Kategorinë e Parë, ja stadiumi ku do të luajë Dinamo në sezonin e ri

Dinamoja gjen sta dium. Blutë do t’i zhvillojë ndeshjet e sezonit të ri si skuadër pritëse në “Selman Stërmasi”, impiant që të gjithë dinamovitët vazhdojnë ta quajnë “Dinamo”. Drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë qenë në bisedime për ta marrë me qira për Kategorinë e Parë.

dinamo

Gazeta “Panorama Sport” mëson se tashmë klubi blu e ka marrë konfirmimin dhe duke nisur që nga përballja me Orikumin, do të stacionohen pikërisht aty. Të paktën për një vit, skuadra e trajnerit Nevil Dede do t’i presë në këtë stadium kundërshtarët e saj.

Kjo ishte edhe arsyeja pse ndeshjen e fundit miqësore me Vorën, blutë e luajtën pikërisht në fushën e këtij stadiumi. Ishte një lloj ambientimi me tapetin e tij të blertë.

STADIUM STABËL Është shumë e rëndësishme që skuadra të luajë gjithmonë në të njëjtin stadium si skuadër pritëse, ndaj edhe stafi teknik mund të jetë më i qetë tashmë.

Futbollistët do të familjarizohen kështu me fushën, ndërkohë që tifozët do të kenë më shumë mundësi për të mbështetur skuadrën nga afër.

Ata nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Elbasan, Kamzë apo në ndonjë stadium tjetër për të parë Dinamon, siç ndodhi sezonin e kaluar, kur blutë ishin pjesë e Superiores. Vitin e kaluar, ata e vuajtën shumë këtë pjesë, që është edhe një nga arsyet e rënies së skuadrës nga kategoria.

SELIA NË ARBANË Përveç stadiumit, blutë tashmë kanë stabël edhe qendrën e stërvitjes së përditshme.

Dinamo është sistemuar në Arbanë, ku presidenti Bardhi po investon fort për një qendër të mirëfilltë stërvitore, ku mund të luajnë ndeshjet e tyre ekipet e moshave. Këtu skuadra mund të stërvitet e qetë, në kushte më të mira dhe pa u ndikuar nga orari, siç ndodhte sezonin që shkoi.

Blutë u stërvitën në PezëHelmës dhe në kompleksin “Football Republic”, ku ishin të detyruar të respektonin me përpikëri orarin, sepse duhet të lironin fushën për ekipin tjetër.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"