EKSKLUZIVE/ 400 milionë lekë, bashkia projekton fondin e ri për klubin e njohur shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:14

EKSKLUZIVE/ 400 milionë lekë, bashkia projekton fondin e ri për klubin e njohur shqiptar

Zbulohet buxheti për vitin 2021. Gazeta “Panorama Sport” mëson se Bashkia e Lushnjës ka projektuar një fond prej 400 milionë lekësh të vjetër për klubin e futbollit. Do të jetë ky fondi bazë që do të lëvrohet, ndërsa nuk mund të mos përmenden as shtojcat që do të vijnë prej subvencioneve.
Lushnja
Që të miratohet kjo shumë, pritet që fillimisht të mblidhet Këshilli Bashkiak që është parashikuar në fund të këtij viti kalendarik. Të ardhurat nuk do të ndryshojnë krahasuar me 2020-ën. Klubi lushnjar vijon të jetë në pronësinë e bashkisë së qytetit, e cila prej më shumë se 7 vitesh është investitori i vetëm. Të ardhurat janë në varësi të plotë të Këshillit Bashkiak, që kryen edhe rolin e asamblesë së përgjithshme të aksionerëve.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"