Ekipi i tronditur nga tërmeti, Teuta anulon stërvitjen. Ndryshon axhenda e skuadrës durrsake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2019 | 9:15

Ekipi i tronditur nga tërmeti, Teuta anulon stërvitjen. Ndryshon axhenda e skuadrës durrsake

Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë. Pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, në Durrës paraqitet situata më dramatike. Në këtë mënyrë klubi i Teutës ka vendosur që ditën e djeshme ekipi të mos zbresë në fushë për t’u përgatitur për duelin ndaj Skënderbeut. 

tEUTA

Drejtuesit u kanë dërguar SMS lojtarëve që të mos paraqiten në stërvitje. Duke parë situatën emergjente që ka pllakosur qytetin bregdetar, është vendosur që përgatitjet të nisin sot, por gjithmonë në varësi të situatës që do jetë në ketë qytet, ku sporti ka kaluar në plan të dytë, pasi të gjithë janë solidarizuar me qytetarët e Durrësit.

RIKTHIME E MUNGESA 

Teuta pa Kallakun ndaj Skënderbeut, por rikthehen tre titullarë. Teuta do të ketë një mungesë ndaj Skënderbeut dhe bëhet fjalë për një nga lojtarët titullarë, që është kthyer në mjaft të rëndësishëm në këtë pjesë të parë të sezonit, në skuadrën e Bledi Shkëmbit.

kallaku batha

Mesfushori Sherif Kallaku plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë në Shkodër, në ndeshjen që u zhvillua dy ditë më parë. E keqja ama e ka një të mirë. Rikthehet Khalid. Sulmuesi pati probleme në gju dhe me shumë mundësi do jetë gati ndaj korçarëve. Gati do të jetë edhe Arbër Çyrbja. Këto ditë lojtari është përmirësuar goxha dhe sot pritet të bashkohet me grupin për të startuar javën antiSkënderbeu. Rikthehet pasi mbaroi pezullimin e katër kartonëve të verdhë që mori dy javë në parë në Gjirokastër edhe mbrojtësi i qendrës Rustem Hoxha, një lojtar që ka luajtur si titullar te durrsakët, plot 1080 minuta.

BARAZIMET 

Sezonin e shkuar, në janar, filloi të përmendej gjithnjë e më shpesh fjala titull dhe kjo fjalë e vrau skuadrën. “Djemtë e detit” kanë një diferencë prej 6 pikësh me Partizanin kryesues, pra një diferencë e rikuperueshme në pak javë, duke shfrytëzuar edhe hapat e gabuar të kundërshtarëve. Por për t’u ngjitur në majë, duhet që thembra e Akilit të forcohet, të mbrohet dhe të mos jetë më pika e dobët e durrsakëve.

teuta

Thembra e Akilit për momentin janë rezultatet jashtë. Fitorja larg “Niko Dovanës” nuk vjen nga sezoni i shkuar, më konkretisht më 12 maj. Nga ai çast, bilanci jashtë ka qenë i denjë për një skuadër mbijetese. Zero fitore, 4 barazime, 4 humbje. Në sezonin aktual, po të llogariten vetëm ndeshjet jashtë, Teuta do të pozicionohej në vendin e 8-të dhe çfarë është edhe më e rëndë janë golat e realizuar.

Ose më saktë goli i realizuar, sepse durrsakët kanë shënuar vetëm një herë jashtë Durrësit. Ka ardhur momenti që fantazma e barazimeve të zhduket për durrsakët që në fundjavë do të presin në Durrës një Skënderbe që është në momentin më të mirë të sezonit, shanset janë për të rigjetur fitore në Superiore, e cila nuk vjen prej 5 takimesh…

ZAMIR QYPI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"