“Ejani t’ia bëjmë jetën një ferr të gjallë”, ja thirrja e Universitatea Kraiovës për tifozët në ndeshjen e kthimit me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2022 | 17:52

“Ejani t’ia bëjmë jetën një ferr të gjallë”, ja thirrja e Universitatea Kraiovës për tifozët në ndeshjen e kthimit me Vllazninë

Vllaznia mori një barazim 1-1 në sfidën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës përballë Universitatea Kraiovës, e luajtur në “Loro Boriç”. Stadiumi u mbush plotë me tifozë në sfidën e parë dhe për këtë arsye rumunët kërkojnë që të ndodh e njëjta gjë edhe në shtëpinë e tyre.

kraiova

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi rumun i ka bërë thirrje tifozëve që të bëjnë të njëjtën gjë që tifozët e Vllaznisë bënë në sfidën e parë.

“Shqiptarët na mirëpritën ne me një stadium të mbushur plot. Merrni shallet dhe le t’ia bëjmë jetën një ferr të gjallë në ndeshjen e kthimit. Çdo gjë për t’u kualifikuar”, ishin fjalët e shkruara nga klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"