Efekti “CM”, Partizani nuk fiton dot pa këta dy futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2024 | 22:09

Efekti “CM”, Partizani nuk fiton dot pa këta dy futbollistë

E kishim vënë re, por ndoshta nuk na ishte mbushur mendja. Tashmë mund ta themi me siguri se dy shtylla të rëndësishme të Partizanit janë Tedi Cara dhe Maget Gueje. Ndonjëherë, sidomos në rastin e Carës, e kuptojnë se sa i rëndësishëm je, në momentin kur nuk të kanë.

PARTIZANI

Nëse ka një lojtar që kritikohet më së shumti te Partizani, është pikërisht kavajasi. Por pas një “reflektimi” të shpejtë mund të thuhet se volumin dhe aftësitë e 24-vjeçarit i kanë shumë pak lojtarë në Kategorinë Superiore. Maget dhe Cara janë dy lojtarët që e lëvizin më me siguri topin dhe kur ata nuk janë, në skuadër shihet një lloj ndjenje ndrojtjeje në manovër. Kjo u dallua qartë në ndeshjen ndaj Skënderbeut.

NO “CM”, NO PARTY – Numrat nuk mund t’i kundërshtojë askush dhe në këtë rast janë pikërisht statistikat, që tregojnë ndikimin e Carës dhe sidomos të Magetit në lojën dhe rezultatet e ekipit. Senegalezi ka munguar në katër ndeshje në Superiore në këtë sezon, teksa Cara në dy të tilla. Së bashku kanë munguar në pesë ndeshje, pasi ndaj Skënderbeut nuk ishin të dy. Në asnjërën prej këtyre sfidave, kur Cara dhe Maget nuk kanë qenë të gatshëm, Partizani nuk ka arritur të fitojë.

Senegalezi sa herë nuk është në Cara në dy të tilla. Së bashku kanë munguar në pesë ndeshje, pasi ndaj Skënderbeut nuk ishin të dy. Në asnjërën prej këtyre sfidave, kur Cara dhe Maget nuk kanë qenë të gatshëm, Partizani nuk ka arritur të fitojë. Senegalezi sa herë nuk është në fushë, lë një gropë të madhe, që deri më tani nuk e ka plotësuar askush.

Shkëlqen në fazën defensive në thyerjen e aksioneve dhe bën “magji” në hapjen e lojës dhe pasimet në thellësi për sulmuesit. Kur senegalezi nuk është, duket sikur nuk funksionojnë as lojtarët e tjerë që luajnë krah tij, pasi mungon ai futbollisti që ja jep topin mes presionit dhe ke garancinë se do ta gjejë një zgjidhje. Shehit i lind detyra t’i menaxhojë Carën dhe Magetin, pasi mungesa e ndonjërit prej tyre në “Final 4” mund të jetë “fatale”.

DENIS LALA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"