Ecuria e Tiranës, pesë ndeshje të fituara me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 17:26

Ecuria e Tiranës, pesë ndeshje të fituara me përmbysje

Tirana është në këtë moment që flasim në vendin e katërt me 33 pikë. Skuadra u kalua nga Vllaznia me një pikë. Gjithsesi, në këtë sezon, e veçanta është që skuadra bardheblu etiketohet si ekipi i përmbysjeve.

tirana

Kështu, nga 22 takime të luajtura, ekipi ka fituar nëntë ndeshje dhe ka barazuar gjashtë të tjera. E veçanta është se nga nëntë takime, Tirana pesë prej tyre i ka fituar me përmbysje.

Katër janë ndaj Dinamos dhe Kukësit me të njëjtin rezultat 3-2, ndërsa një ndeshje është mbyllur 3-1, pikërisht sfida me Skënderbeun, kurse e veçanta tjetër është që Tirana mbetet e dyta si sulmi më i mirë dhe është mbrojtja e dytë më e keqe në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"