E shiti në merkaton e verës, Juventusi gati të rikthejë në skuadër sulmuesin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 15:19

E shiti në merkaton e verës, Juventusi gati të rikthejë në skuadër sulmuesin italian

Para dy sezonesh Juventusi bleu nga Askoli sulmuesin Rikardo Orsolini, i cili nuk u aktivizua asnjëherë me bardhezinjtë.riccardo-orsolini-fc-bologna-1561008176-23085

Ndonëse “Zonja e Vjetër” kishte kartonin e lojtarit prej dy vitesh, ai nuk luajti as një ndeshje me kampionët e Italisë, por luajti i huazuar te Atalanta dhe Bolonja.

Te këta të fundit sulmuesi shkëlqeu në sezonin që lamë pas, dhe drejtuesit e Bolonjës vendosën ta blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit. Megjithatë sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Juventusi mund ta rikthejë përsëri në skuadër sulmuesin italian.
ORSOLINI

Thuhet se drejtuesit e bardhezinjve po e ndjekin me kujdes situatën e lojtarit te Bolonja dhe, mund të nisin një ofertë në merkaton e janarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"