“E provojmë vitin tjetër”, pse Barela është epiqendra e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 23:07

“E provojmë vitin tjetër”, pse Barela është epiqendra e Interit

Nikolo Barela nuk konsiderohet më kot lideri i këtij Interi. Këtë e ka treguar edhe ditën e fundit të sezonit, atëherë kur mes trishtimit për humbjen e titullit në javën e fundit, gjeti forcën për të ngushëlluar ekipin dhe për t’i inkurajuar ata për sezonin e ardhshëm.

BARELA

“Do ta provojmë sërish vitin tjetër”, ishin fjalët e mesfushorit që shquhet për grintën dhe personalitetin e tij, një fjali kjo që ka përcaktuar edhe një herë objektivin e Barelës dhe të Interit.

CHAMPIONS DHE HAKMARRJE – 3934 minuta të luajtura gjatë sezonit që ka qenë ai në të cilin është aktivizuar më shumë në karrierë kanë bërë që pushimet e kësaj vere të jenë më se të merituara për 25- vjeçarin, edhe pse jo aq të ëmbla. Qëndrimi jashtë Botërorit me Italinë e tij e ka lënduar jo pak një nga protagonistët e kombëtares “axurre”, por nëse do të zgjedhë t’i shikojë anën e mirë, Nikolo do të mund të rikuperojë energjitë gjatë periudhës njëmujore të Kupës së Botës.

Asnjëherë nuk ka pasur në dispozicion kaq kohë për të pushuar dhe për të punuar më vete, diçka që Barela do ta përdorë të gjithën në dobi të Interit. Champions League do të jetë Botërori i tij, aty ai kërkon të jetë vendimtar pas skualifikimit që nuk e lejoi të merrte pjesë në duelet me Liverpulin në fazën e 1/8-ave dhe kërkon të jetë njeriu që do të dërgojë zikaltrit edhe një fazë më tej. Për të mos harruar që në Itali, Barela ka premtuar të hakmerret ndaj Milanit për titullin e luftuar deri në fund.

DHOMAT E ZHVESHJES – Rëndësia ndihet edhe brenda dhomave të zhveshjes dhe jo më kot ka qenë ai i pari që Lukaku ka kontaktuar pas gjetjes së akordit. Italiani është i fundit nga i cili Interi mund të heqë dorë dhe këtë e dinë mirë të gjithë në “Pinetina”. Nuk është në merkato, nuk është i diskutueshëm në formacion dhe është një nga flamujt e zikaltërve, cilësi këto që e avantazhojnë edhe në duelin me Brozoviçin për kapitenin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"