“E përforcuam ekipin aty kishte nevojë”, Konte: Duhet të qëndrojmë me kokën ulur…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 25, 2020 | 16:00

Bota FB LAJMI KRYESOR Seria A Të fundit

“E përforcuam ekipin aty kishte nevojë”, Konte: Duhet të qëndrojmë me kokën ulur…

Interi do të luajë nesër në mesditë një ndeshje aspak të lehtë kundër Kaljarit dhe fitorja është detyrim për zikaltrit, që duan vetëm fitore për të qëndruar sa më pranë Juventusit në renditje.

KONTEEEE

Antonio Konte ka dalë ditën e sotme, në konferencë për shtyp teksa ka folur për sfidën e nesërme dhe merkaton që ka bërë klubi deri më tani.

Merkato? “Ne duhej të përpiqeshim të përforconim ekipin aty ku kishte nevojë për ide dhe inteligjencë, duke ditur se nëse dikush do të vinte, duhet të kishte dhe largime. Dhe kështu ndodhi”.

Kaljari? “Ata janë një ekip i mirë dhe klasifikimi e dëshmon këtë gjë. Ne duhet të vazhdojmë të kemi entuziazëm pa parë të tjerët. Ne kemi fituar besueshmëri dhe deri tani të gjithë janë befasuar. Skuadra është përmirësuar dhe duhet të vazhdojë ta bëjë këtë”.

Kritikat? “Kemi mbërritur që brenda gjashtë muajsh të konsiderojmë një barazim negativ, nuk më duket se në të kaluarën konsiderohej një gabim i madh. Ne duhet të qëndrojmë gjithmonë me kokë ulur, shumë të përulur dhe gjithashtu të pranojmë një barazim si ai me Leçen e cila mund të ishte një fitore”.

 /PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com