E PAPRITUR/ Kampionët e Skocisë në gjurmët e lojtarit të Shqipërisë, i paraqet ofertë klubit holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 22:58

E PAPRITUR/ Kampionët e Skocisë në gjurmët e lojtarit të Shqipërisë, i paraqet ofertë klubit holandez

Kampionët e saposhpallur të Skocisë Sëlltiku i ka paraqitur ofertë klubit holandez Tuente për të blerë lojtarin e tij Lindon Selahi.
selahiiiii
Sipas një burimi të brendshëm të klubi të famshëm skocez raportohet se Tuente ka marrë një ofertë për mesfushorin 21-vjeçar shqiptar, të cilin e ka refuzuar.

Burimi në fjalë quhet “HoopsmanBrian”, i cili e ka shpërndarë informacionin në “Twitter”.

Selahi ka zhvilluar një ndeshje me Shqipërinë, ndërsa aktivizohet si titullar në Holandë me Tuenten.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"