E PABESUESHME/ Usik i shkakton Xhoshuas humbjen e dytë në karrierë dhe shpallet kampion bote në boks (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2021 | 23:45

E PABESUESHME/ Usik i shkakton Xhoshuas humbjen e dytë në karrierë dhe shpallet kampion bote në boks (VIDEO)

Superdueli midis Antoni Xhoshua dhe Aleksander Usik ishte një betejë e vërtetë e luftuar deri në raundin e 12 ku fjalën e fundit e thanë gjyqtarët.

bandicam 2021-09-26 00-07-53-409

Triumfues doli boksieri ukrainas i cili u shpall kampion bote në peshat e rënda në boks. Usik i shkaktoi Xhoshuas humbjen e dytë në karrierë pas asaj të Andi Ruiz në vitin 2019.

Ishte një ndeshje e luftuar, por boksieri ukrainas ishte më i qartë në goditje duke i shkaktuar rivalit britanik dëme të mëdha në fytyrë.

Raundi i 12 ishte spektakël i vërtetë, ku në sekondat e fundit të duelit Xhoshua rrezikoi të humbiste me nokaut, por ja doli të qëndrojë në këmbë. Kjo ishte fitorja e 19-të në karrierë për boksierin ukrainas prej të cilave 13 i ka arritur me anë të nokautit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"