E mundi në start, Devolli s’i ndahet Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 20:01

E mundi në start, Devolli s’i ndahet Tiranës

Trajneri i Kamzës, Bledar Devolli nuk i ndahet Tiranës. Pavarësisht se e mundi në sfidën e parë të kampionatit, gjirokastriti ka zgjedhur të jetë prezent në tribunën e stadiumit “Selman Stërmasi” për të ndjekur sfidën e sotme.

Devolli

Me bardheblutë Devolli mbaroi punë, por kësaj here mendjen e ka te Teuta. Kujtojmë që me skuadrën durrsake, Kamza do të përballet javën e tretë të kampionatit, ndërkohë që nesër do të presë Partizanin në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"