E mbajnë në stol, futbollisti i Kosovës drejt largimit nga skuadra e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 18:46

E mbajnë në stol, futbollisti i Kosovës drejt largimit nga skuadra e Serisë A

Portieri i Kosovës Samir Ujkani me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Torinos pas këtij sezoni.
Ujkani
“Calciomercato” shkruan se Ujkani nuk ka rinovuar kontratën me “granatat” dhe tashmë drejtuesit e klubit duhet të gjejnë një portier rezervë për të zëvendësuar në çdo moment të papritur Salvatore Sirigun. Njëri prej kandidatëve është portieri i Interit Andrei Radu, i cili luan si i huazuar te Parma. Por, futbollisti rumun nuk kërkon të rezervojë stolin.

Ujkani nuk ka zhvilluar asnjë takim në kampionatin italian këtë sezon dhe dëshiron të jetë titullar në një ekip tjetër.

Ai ka mbrojtur portën e Shqipërisë në vitet 2008-2014, por me anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA vendosi të përfaqësojë “Dardanët”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"