E KRYER/ I dha fitoren Spanjës përballë Italisë, Reali i Madridit siguron shërbimet e sulmuesit iberik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2023 | 14:43

E KRYER/ I dha fitoren Spanjës përballë Italisë, Reali i Madridit siguron shërbimet e sulmuesit iberik

Hoze Luiz Sanmartin i njohur dhe si Hozelu ishte protagonisti kryesor në sfidën me Spanjës dhe Italisë, duke shënuar golin e fitores iberikët, që i çoi në finalen e Ligës së Kombeve.

hozelu

Kjo duket se e ka bindur përfundimisht Realin e Madridit për të marrë 33-vjeçarin, për të cilin kishin shfaqur interes prej kohësh.

Siç raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano, “galaktikët” kanë gjetur akordin për të transferuar Hozelun dhe çdo gjë pritet të finalizohet javën e ardhshme, kur sulmuesi të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"