E konfirmon prestigjiozja britanike, Broja i jep lamtumirën Çelsit në janar nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2024 | 23:14

E konfirmon prestigjiozja britanike, Broja i jep lamtumirën Çelsit në janar nëse…

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të duket larg Çelsit, me sulmuesin kuqezi që nuk po kalon një moment të mirë te “Blutë”.

broja

Sipas prestigjiozes britanike “Telegraph”, 22-vjeçari mund t’i thotë lamtumirë Çelsit që në këtë merkato janari, teksa Poçetino vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi që mund të ketë më shumë siguri.

Emri I parë në listën e “Bluve” është ai i Viktor Osimhen, por një mundësi të madhe për t’u transferuar në “Stamford Bridge” e ka dhe Ivan Tonej.

Gjithsesi, “Telegraph” thekson se Broja mund të qëndrojë te Çelsi, nëse ata nuk do të arrijnë marrëveshje me asnjë sulmues, të paktën deri në fundin e këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"