E kërkon Tirana, flet administratori i Korabit: Skukën e dëshirojnë shumë, e merr kush… paguan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2021 | 15:36

E kërkon Tirana, flet administratori i Korabit: Skukën e dëshirojnë shumë, e merr kush… paguan

Fehmi Mëziu, administratori i Korabit, pranoi dje për “Panorama Sport” se klubi Tirana, por edhe skuadra të tjera kërkojnë shërbimet e sulmuesit të skuadrës së tij. Administratori tha nga ana tjetër se deri më sot nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare.

SKUKA

“Ka më shumë se një vit që për Xhuliano Skukën ka interes të vazhdueshëm, e megjithatë zyrtarisht në klub nuk ka ardhur asgjë konkrete. Është nën kontratë, ndonëse nuk do të doja që të futesha në detaje rreth kohëzgjatjes apo klauzolës. Një vit më parë ishte Skënderbeu, Vllaznia, Tirana dhe jo vetëm, që kanë shfaqur pëlqim për sulmuesin tonë.

FEHMI MEZIU

Gjithsesi, në konsideratë do t’i marrim vetëm kur të vijnë zyrtarisht në klub”, përfundoi administratori i klubit dibran. Kujtojmë që Skuka mes kampionatit dhe Kupës ka shënuar dhjetë gola. Lojtari është lakuar për të shkuar në shumë ekipe. Në “transfermarkt”, lojtari nuk ka vlerë të fiksuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"