E kërkojnë klubet e mëdha europiane, Dortmundi vendos çmimin për Halandin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2021 | 23:33

E kërkojnë klubet e mëdha europiane, Dortmundi vendos çmimin për Halandin

Erling Haland është një nga emrat më të lakaur në merkato, ku shumë ekipe duan të kenë pjesë të tyre norvegjezin, i cili i ka mahnitur të gjithë me formën e tij. Nga Spanja në Angli, por dhe Bajern Mynih në Gjermani, emri i Haland gjendet kudo mes ekipeve të mëdha që kërkojnë një “bomber” për të ardhmen.

haland 2

Fillimisht u përfol se biondi norvegjez nuk ishte në shitje, por përballë një presioni shumë të madh edhe drejtuesit e Dortmund duken të dorëzuar.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, verdhezinjtë kanë vendosur të lënë të lirë Halandin, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Gjithnjë sipas “Bild”, çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij duhet të paguaj minimalisht 150 milionë euro.

Kjo nuk është një shifër e lartë duke pasur parasysh potencialin e Haland, por në këtë kohë krizë mbetet një shifër e vështirë për tu paguar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"