E humbi vendin e titullarit, por Hysaj rezulton në “TOP 10”-çe me Karlo Ançelotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 22:13

E humbi vendin e titullarit, por Hysaj rezulton në “TOP 10”-çe me Karlo Ançelotin

Është kontradiktore, por Elseid Hysaj është një nga dhjetë futbollistët më të aktivizuar në erën “Ançeloti” te Napoli. Po, mbrojtësi që humbi rolin e titullarit nën drejtimin e ish-trajnerit të napolitanëve, e gjen veten mes atyre që kanë zhvilluar më shumë sesa 50% të ndeshjeve.

hysaj napoli

“TOP 10” Karlo Ançeloti e ka mbyllur aventurën te Napoli pas 73 ndeshjesh që ka drejtuar, duke e mbyllur fazën e ndeshjeve në grup pa humbje dhe duke e lënë ekipin të kualifikuar për më tej. Në krye të listës së futbollistëve që kanë marrë më shumë minuta nën drejtimin e italianit është Piotr Zielinski, i cili ka shënuar tetë gola dhe tri asiste. Për trajnerin, aventura te napolitanët u mbyll me 52% të ndeshjeve të fituara.

elseid hysaj

Edhe pse e humbi fanellën e titullarit, mes dhjetë më të aktivizuarve nën drejtimin e Ançelotit, është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj. Shkodrani ka zbritur në fushën e lojës në 40 ndeshje, më shumë sesa 50% prej atyre që ka drejtuar 60-vjeçari. Mbrojtësi kuqezi ka përpara tij Mario Ruin me një ndeshje më shumë, Milik me 55 më shumë dhe Insinjen me 57 më shumë që është i shtati në listën e më të aktivizuarve.

hysaj anceloti

RENDITJA 

Kulibali ka luajtur 68 ndeshje dhe është i dyti në këtë klasifikim, i ndjekur nga Mertens me dy më pak. Në radhë vijnë Kajehon (65), Alan (61) dhe Fabian Ruiz në vend të gjashtë me 58 ndeshje.

10 LOJTARET ME TE AKTIVIZUAR TE NAPOLIT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"