E huazuan nga Tirana, Laçi piketon mbrojtësin e majtë në qendër të repartit defensiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2018 | 16:16

E huazuan nga Tirana, Laçi piketon mbrojtësin e majtë në qendër të repartit defensiv

Laçi vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Anorthosis, teksa sot do të luajë edhe miqësoren e radhës, sërish ndaj Kastriotit, por këtë herë në shtëpi, në orën 17:30. Trajneri Besnik Prenga do të shikojë edhe një herë gjendjen e skuadrës, teksa deri më tani është pjesërisht i kënaqur.

hoxhallari

Ai pret që ana fizike e lojtarëve, si dhe shpejtësia në lojë, të ketë një rritje të ndjeshme në krahasim me atë paraqitje që bëri skuadra në testin e fundit me krutanët. Prenga është i kënaqur me mënyrën sesi qarkullon topin skuadra, ndërsa sot pret të shikojë se çfarë është përmirësuar. Sfida me qipriotët do të luhet më 12 korrik ora 19:00 në stadiumin “Antonis Papadhopulos” të Larnakës.

Deri më tani kurbinasit kanë afruar vetëm tre lojtarë, pikërisht kroatët Nikola Eller dhe Vice Kendes, si dhe Erjon Hoxhallarin, që është huazuar nga Tirana për ndeshjet e Europës. Ky i fundit po provohet nga trajneri Prenga në qendër të mbrojtjes, duke qenë se në këtë pozicion ka mbetur vetëm Eglentin Gjoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"