“E gjithë Serbia është me të”/ Vuçiç zbulon bisedën me Novak Gjokoviç: Do të luftojmë për drejtësinë dhe të vërtetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2022 | 22:49

“E gjithë Serbia është me të”/ Vuçiç zbulon bisedën me Novak Gjokoviç: Do të luftojmë për drejtësinë dhe të vërtetën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me tenistin Novak Gjokoviç, i cili prej disa orësh është duke pritur në aeroportin e Melburnit për vendimin e autoriteteve lokale nëse do ta lejojnë të shkojë në Australi për të marrë pjesë në në Australian Open.

vucic gjokovic

Vuçiç përmes një postimi në Instagram ka thënë se e ka lajmëruar Novak se autoritetet serbe po marrin të gjitha masat e duhura për t’ia mundësuar hyrjen në Australi.

“I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona po marrin të gjitha masat për të ndalur ngacmimet e tenistit më të mirë në botë në një kohë sa më të shkurtër. Në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Gjokoviçin, për drejtësinë dhe të vërtetën”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Gjokoviç nuk ka treguar kurrë nëse është i vaksinuar, por ai ka qenë kundërshtar i zëshëm ndaj vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19.

Përveç përjashtimit mjekësor, problem për hyrjen e Gjokoviçit në Australi është edhe lloji i vizës që kërkon ekipi i tij, shkruajnë mediat serbe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"