E DHIMBSHME/ U dërgua me urgjencë në spital, vdes nga koronavirusi ish-kampioni shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 19:43

E DHIMBSHME/ U dërgua me urgjencë në spital, vdes nga koronavirusi ish-kampioni shqiptar

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër ish-sportisti të njohur shqiptar. Ish-kampioni i Shqipërisë në mundjen e lirë dhe xhudo Shkëlqim Troplini është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Ai u dërgua dje me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por gjendja e tij është e rënduar dhe nuk mundi të shpëtonte.
Spitali-i-Durresit
Shkëlqim Troplini ishte njëri prej më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet 1987-2003 duke u shpallur kampion i mundjes së lirë, ndërsa në vitin 1994 u shpall dhe kampion kombëtar i xhudos. Në 1995 u rendit mes 8 më të mirëve në kampionatin europian të mundjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"