E DHIMBSHME/ Sapo kishte firmosur me skuadrën e re, futbollisti vdes në aksident automobilistik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 23:45

E DHIMBSHME/ Sapo kishte firmosur me skuadrën e re, futbollisti vdes në aksident automobilistik

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut Anele Ngcongca vdiq tragjikisht mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik në qytetin e Durbanit.
default
Mediat e huaja shkruajnë se 33-vjeçari kishte firmosur një marrëveshje huazimi me ekipin AmalZulu. Por, gjatë rrugës së kthimit, automjeti i tij është përplasur keq duke i shkaktuar lëndime fatale mbrojtësit afrikan.

Anele Ngcongca pati një karrierë të mirë në Europë duke fituar 2 tituj kampionë të Belgjikës me klubin Genk. Ai përfaqësoi Afrikën e Jugut 53 ndeshje, duke marrë pjesë dhe në Kupën e Botës të vitit 2010.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"