E BUJSHME/ Nuk rinovon kontratën me Bajernin, Juventus dhe PSG-ja hidhen në sulm për futbollistin e dalluar të kampionëve të Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 23:07

E BUJSHME/ Nuk rinovon kontratën me Bajernin, Juventus dhe PSG-ja hidhen në sulm për futbollistin e dalluar të kampionëve të Europës

Juventusi dhe PSG-ja janë konkurentë për të blerë futbollistin e spikatur të Bajernit të Mynihut David Alaba. Kampionët italianë dhe ata francezë i janë vënë mbrojtësit austriak të bavarezëve, i cili nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me fituesit e Ligës së Kampioneve.

alaba
Sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë dhe parizienët shpresojnë që 28-vjeçari të mbyllë kontratën me Bajernit vitin e ardhshëm për të mos shpenzuar para për ta blerë.

Prej disa muajsh, marrëdhëniet mes Alabasë dhe Bajernit janë ftohur shumë pasi lojtari nuk pranon kushtet e klubit për të rinovuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"