E bujshme nga Anglia, Çelsi ofron Brojën dhe 60 milionë euro për shokun e skuadrës të Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 23:57

E bujshme nga Anglia, Çelsi ofron Brojën dhe 60 milionë euro për shokun e skuadrës të Ronaldos

Armando Broja mund të nisë një aventurë të re në janar, por lajmi i fundit nga “The Sun” tregon se kjo aventurë mund të jetë jashtë Anglisë.

broja

E interesuar për sulmuesin shqiptar është Uest Hemi, por duket se Çelsi ka plane të tjera për të.

Prestigjiozja britanike mëson se “Blutë” janë të gatshëm për ta ofruar Brojën te Benfika plus 60 milionë euro në këmbim të yllit të ri të Portugalisë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Antonio Silva, i cili ka shkëlqyer me skuadrën portugeze dhe kjo e fundit e vlerëson atë 90 milionë euro.

antonio silva ronaldo

20-vjeçari shihet si zëvendësuesi i duhur i Tiago Silvës dhe për këtë arsye Çelsi po mundohet me çdo kusht për të bindur gjigandin e Portugalisë.

Gjithashtu Benfika mund të jetë një mundësi e mirë për Brojën, duke parë që ajo është njohur gjithmonë për punën që bënë me talentet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"