E BUJSHME/ Lacio futet në “valle” për Muriqin, ja sa kushton tani sulmuesi i Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 21:36

E BUJSHME/ Lacio futet në “valle” për Muriqin, ja sa kushton tani sulmuesi i Kosovës

Edhe Lacio është futur në garë për të blerë Vedat Muriqin.

Muriqi

Juve-Lacio

Klubi italian u interesua për sulmuesin e Fenerbahçes dhe Kosovës gjatë këtij sezoni. Media prestigjioze italiane “Calciomercato” dhe ajo turke “Milliyet” shkruajnë se drejtuesit e klubit të Fenerbahçes kanë rritur vlerën e kartonit të 25-vjeçarit në 35 milionë €, rreth 15 milionë € më shumë se gjatë merkatos së janarit.

Gjatë afatit të fundit kalimtar, Totenhemi dhe shumë klube të njohura europiane dhanë ofertat e tyre për Muriqin, por të gjitha u refuzuan nga presidenti i Fenerbahçes.

Në dy sezonet e fundit, Muriqi është renditur mes sulmuesve më të mirë të kampionatit turk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"