E BUJSHME/ “Klientë” BIG për Kumbullën, Ançeloti piketon futbollistin e talentuar shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 14:03

E BUJSHME/ “Klientë” BIG për Kumbullën, Ançeloti piketon futbollistin e talentuar shqiptar

Evertoni i është bashkuar garës për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit të Veronës Marash Kumbulla.

ancelotiiii

Mediat angleze shkruajnë se tekniku i ri i Evertonit Karlo Ançeloti e ka pikasur futbollistin e kombëtares së Shqipërisë gjatë kohës që ai drejtonte Napolin. Duke parë mungesat e theksuara në repartin e prapavijës, Ançeloti kërkon të përforcohet për të qenë në formën e duhur për sezonin aktual.

marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8
Aktualisht, Verona kërkon 25 milionë € për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin e kombëtares sonë.

Ndërkohë dy klubet që kanë paraqitur ofertë për Kumbullën janë Interi dhe Napoli, por zikaltërit duken më pranë për ta siguruar qendërmbrojtësin e talentuar.

Një numër i madh klubesh të njohura po ndjekin prej kohësh paraqitjet e Marash Kumbullës si: Mançester Junajtid, Çelsi, Borusia Dortmund, Valencia etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"