E bëjnë sefte me trajnerin e ri, skuadra e Kategorisë së Parë fiton dhe i japin premio lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2022 | 14:41

E bëjnë sefte me trajnerin e ri, skuadra e Kategorisë së Parë fiton dhe i japin premio lojtarëve

Vjen fitorja e parë për Tomorin e Klodian Arbërit. Pas një barazimi dhe një humbjeje, ka vend për festë.

tomori-besa

Mundën 1-0 Vorën dhe mbushën xhepat, pasi në fund donatori ka shpërndarë nga 10 mijë lekë (të rinj) për secilin lojtar. Ishte Renato Spahiu protagonist i padiskutueshëm, që me golin e shënuar u dha trepikëshin dhe vendin e 4-t beratasve. Vorakët nuk i bëjnë dot dy fitore radhazi dhe mbeten ende në telashe.

NDESHJA – Të parët rrezikojnë miqtë me Vatën, por Baçi grushton në kohë. Përgjigjen beratasit me Manellarin, por Lushaku tregohet i shpejtë dhe largon në korne. Vora vazhdon të kërkojë golin, por as Asimetaj nuk ia del. Nuk kalon shumë dhe në të 14-ën zhbllokohen shifrat.

Një top i grushtuar nga Mertkola nuk largohet nga zona. Spahiu e ndjek aksionin dhe brenda zonës nuk fal, duke shënuar për 1-0.

Vata mundohet që të përgjigjet në të 20-ën, por edhe pse driblon dy futbollistë në zonë, Markun nuk e kishte llogaritur. Miqtë i afrohen golit në mbyllje të kësaj pjese, por fillimisht është Lala që bën shpëtimtarin dhe më pas trau i mohon rrjetën Ismailajt.

Në fushë ka një tjetër “muzikë” në këtë pjesë. Miqtë synojnë të hidhen përpara në kërkim të golit të barazimit, por krijojnë shumë hapësira në mesfushë.

Mbrojtja me tre vendoset shumë në vështirësi nga aksionet sulmuese të beratasve. Kështu që, në sekondën e 20-të Spahiu i vetëm në zonë godet shtyllën pingule, përkundrejt një goditjeje nga jashtë zone të Ismailajt.

Vendësit flirtojnë me golin, me Manellarin dhe Çaçon në minutën e 52-të dhe 54-t. Aktivizimi i Barjamajt dhe Vokrrit “stimulon” më tepër sulmet. Ritmi nuk ulet deri në finish, por gola nuk pati më.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"