“E ardhmja ime? Kam shumë besim te Gatuzo”, Hysaj gjen lumturinë te Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 15:02

“E ardhmja ime? Kam shumë besim te Gatuzo”, Hysaj gjen lumturinë te Napoli

Elseid Hysaj nuk pati asnjë minutë në fushë mbrëmjen e djeshme kundër Milanit, por fakti se pas mbërritjes së Xhenaro Gatuzos në stolin e Napolit, gjërat për të kanë ndryshuar pozitivisht, këtë gjë kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë e pranoi hapur për “Sky Sport”, përpara duelit të përfunduar 2-2 në stadiumin “San Paolo”.
hysaj gatuso
“Napoli është rikthyer që të jetojë një periudhë mjaft pozitive, të rikthehet të luajë një futboll cilësor dhe shpresojmë që këtë ritëm ta ruajmë deri në fund të këtij sezoni, – shpjegon mbrojtësi i djathtë i Napolit, i cili kur pyetet sesa do të ndikojë Gatuzo në të ardhmen e tij, thekson.- Gatuzo është një trajner dhe një person që ndoshta i përjeton ndeshjet edhe më shumë sesa ne, por këtë ritëm ka ditur se si të na e transmetojë të gjithëve në grup. Edhe për duelin me Milanin, ai ka qenë shumë i karikuar gjatë gjithë këtyre ditëve, duke na shtuar të gjithëve besimin për të bërë një paraqitje të mirë. E ardhmja ime? Dua ta nis duke thënë se kam shumë besim te Gatuzo. Te Napoli ndihem si në shtëpinë time, por në futboll ka gjëra që nuk parashikohen dot”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"