“Duhet të mësojmë nga gabimet trashanike”, flet Sarri: Edhe nëse Bolonja do shënonte në fund, do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 23:45

“Duhet të mësojmë nga gabimet trashanike”, flet Sarri: Edhe nëse Bolonja do shënonte në fund, do të…

Vuajti, por në fund fitoi. Juventusi nuk ishte perfekte sot, por mori atë që i duhej, tre pikët, dhe tashmë shkon e qetë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

mauricio sarri

Pas sfidës, Mauricio Sarri, ka folur për “DAZN”,duke shprehur për sfidën e sotme ndaj Bolonjës.

“Lojtarëve u thashë se duhet të qëndrojnë të qetë kur kanë avantazhin. Ishte një ndeshje e mirë, por kishte disa gabime trashanike, nga të cilat duhet të  mësojmë dhe të përmirësohemi. Bernardeski bën një punë të rëndësishme, që lejon sulmuesit të mbulojnë më pak, atij i mungonte pak kthjelltësia. Rasti në fund u pa shumë mirë, që disa lojtarë të Bolonjës ishin pozicion jashtë loje, kështu që goli do të ishte anuluar gjithsesi. Mihajloviç më jep kënaqësi të madhe kur e shoh në fushë”, u shpreh Sarri pas ndeshjes me Bolonjën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"